Jashari: Po jetësohet në bronz, kryevepra e komandantit legjendar Adem Jashari e cila do të vendoset në Drenas

Jashari: Po jetësohet në bronz, kryevepra e komandantit legjendar Adem Jashari e cila do të vendoset në Drenas

Shtatorja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, është finalizuar. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.  “Tashmë po jetësohet në bronz, kryevepra e komandantit legjendar Adem Jashari, së bashku me vëllanë Hamzën dhe babanë Shabanin, që do të vendosen në Nëntorin e Flamurit në qytetin e Drenasit. Mirënjohje e veçantë për këtë iniciativë të kryetarit, Ramiz Lladrovci. Dhe një falënderim për skulptorët Ylber Krasniqi dhe Sabri Behramaj, që realizuan shtatoret në bronz”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …