leoni

Matthew Palmer

Palmer: Sfida e tashme e Kosovës është krijimi i Qeverisë

Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Matju Palmer i ka deklaruar “Zërit të Amerikës” se sfida e tanishme e Kosovës është krijimi i Qeverisë. “Ne do të dëshironim që ajo qeveri pastaj t’i kthehet sa më shpejt dialogut, përfshirë pezullimin e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ne tani jemi të përqëndruar te rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve. Me t’u kthyer në tryezë, sigurisht është pastaj çështja se për çfarë do të negociojnë. Dhe i takon në të vërtetë vetë palëve të përcaktojnë se cilat janë parametrat e asaj që do të negociohet. Asnjëra nga palët nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk mund ta bëjë. Por ne do të dëshironim që negociatorët të negocionin me vullnet të mirë për një marrëveshje që mund të çojë në njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe në një rrugë drejt Evropës. Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin ose diktojnë se cila do të jetë sfera e negociatave, ka deklaruar në mes tjerave zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Matju Palmer.

Kontrolloni gjithashtu

AKS

Pozita e opozita ndara sa i përket Asociacionit si kusht për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës

Pozita e opozita shprehen të ndara sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, …