Dorëhiqet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi, John Huntsman

Dorëhiqet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi, John Huntsman

Kryetari amerikan, Donald Trump humbet ambasadorin e tij në Rusi, pasi John Huntsman, ish-kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë dhe ish-guvernator i Utahut dha dorëheqjen. Jon Huntsman njoftoi me një letër drejtuar kryetarit amerikan dorëheqjen e tij, pas dy vitesh në ambasadën në Moskë, gjatë së cilës ai duhej të merrej me tensionet në rritje midis SHBA dhe Rusisë, pas ndërhyrjeve të dyshuara ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Huntsman do të largohet në tetor dhe do të mund të kandidojë përsëri për guvernator të Utahut.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …