Kryeministri Haradinaj: Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë

Kryeministri Haradinaj: Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një shkrim ka uruar qytetarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. “Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë. Sot, në prag të Bajramit të Vogël, në këtë natë të madhe, gjithë besimtarëve të fesë Islame, u përcjellë urimet më të përzemërta për këtë festë, të gëzimit, respektit e solidaritetit. Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme. Me fat!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tre serbë të akuzuar për krime lufte në Kosovë do të gjykohen në mungesë – seanca më 22 dhjetor në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se më 22 dhjetor 2025 do të mbahet seanca …