Kurti: Do të formohet komision ndërshtetëror Kosovë - Shqipëri për mbikëqyrjen e marrëveshjeve të nënshkruara

Albin Kurti: Gatishmëria për sakrificë, ndihma e solidariteti me të varfrit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ai ka shkruar se festa e Kurban Bajramit na përkujton bamirësinë, duke u referuar në atë se çka ndajmë me të tjerët dhe jo sa mbajmë për vete. Kurti thotë se gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull, ndihma e solidariteti me të varfrit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë. “Nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve. Pra, jo sa mbajmë për vete, por çka ndajmë me të gjithë. Këtë na e përkujton festa e Kurban Bajramit të cilën ua uroj përzemërsisht besimtarëve myslimanë. Çdonjëri e përbëjmë dhe zhvillojmë bashkësinë, mirëpo edhe i përkasim e formohemi prej saj. Mbarësia e mirësia, shëndeti e lumturia, qofshin gjithmonë me Ju”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …