Subjekti politik i cili së fundmi iu shtua skenës politike kosovare, Partia Balliste sot mbajti konferencën e parë për media. Kryetari i kësaj partie, Pajazit Podrimçaku, tha se kanë pasur pengesa për regjistrimin e partisë për shkak të emrit. Sidoqoftë, ai tha se Partia Balliste ka një strategji të cilën synon ta realizojë. Duke qenë se zgjedhjet e parakohshme po duken në horizont, Podrimçaku deklaroi se nuk do të bëjnë koalicion më partitë e tjera, ai tha se kushdo që dëshiron të bashkëpunojë me ta duhet të bëhet pjesë e Partisë Balliste.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
