Haradinaj: Kosova gjithmonë do të dijë të çmojë madhështinë e veprës së bijve të saj, që ranë për ta nderuar kombin

Haradinaj: Kosova gjithmonë do të dijë të çmojë madhështinë e veprës së bijve të saj, që ranë për ta nderuar kombin

Kryeministri i vendit në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim Halit Konushevcin, babain e heroit të Kosovës Ilir Konushevci. Ai ka thënë se Kosova gjithmonë do të dijë të çmojë madhështinë e veprës së bijve të saj, që ranë për ta nderuar kombin. “Përherë kënaqësi të takoj bacën Halit, babain e heroit të Kosovës Ilir Konushevci, një prej figurave të shquara dhe prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova sot dhe përgjithmonë do të dijë të çmojë madhështinë e veprës së bijve të saj, që ranë për ta nderuar kombin dhe Atdheun”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …