Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot hyjnë në grevë 24-orëshe

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sërish sot kanë mbajtur grevë dy orëshe

Pjesëmarrja në grevë i ka kushtuar me largim nga puna nëntë punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Kështu së paku pretendon kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi, i cili ka thënë se menaxhmenti i ANP “Adem Jashari” ka suspenduar nëntë punëtorë të cilët kanë marrë pjesë në grevë. Ndryshe, për të dytën ditë me radhë Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” është duke mbajtur grevë me të cilën po kërkojnë kompensim dhe përfitime tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas Ligjit të Punës dhe pagesën e shujtës.Po ashtu, ai thotë se menaxhmenti ka tentuar t’i largojë pllakatet e punëtorëve grevistë. Përkundër veprimeve të menaxhmentit, Latifi konfirmon se edhe nesër do të mbahet grevë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …