leoni

SBASHK paralajmëron grevë në shtator pas vendimit të kryetarit të Dardanës për mbylljen e 19 shkollave në këtë komunë

Krerët e SBASHK-ut nuk do të lejojnë që mësimi për vitin e ri shkollor të fillojë më 2 shtator, sepse duan ri-rritje të pagave

Krerët e SBASHK-ut, përbuzësit më të mëdhenj të arsimit shqip në Kosovë, kanë marrë vendim që viti i ri shkollor mos të fillojë më datën e paraparë 2 shtator por kanë ftuar arsimtarët parazitë që të rifillojnë grevat, për shkak se  SASHK-u nuk pranon rritjen e pagave në arsim për vetëm 5 %. Ata kërkojnë që pagat si në arsimin fillor, atë të mesëm dhe të lartë të rriten për 25%. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit u munduan që t’i bindin udhëheqësin e SASHK-ut se pagat do të rriten në vazhdimësi. Pleqtë dhe fiskulturantët e SASHK-u shprehen të vendosur që edhe kësaj radhe, ashtu si deri tani, në mungesë të shtetit e të ligjit, kokëfortësinë e tyre të sëmurë  ta shprehin përmes grevës duke i dëmtuar nxënësit e Kosovës që cilët edhe ashtu kanë nivelin më ulët të mësimit nga 72 vende të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Luan Haradinaj

Më 6 maj të vitit 1997 ka rënë në pritë të forcave serbe, luftëtari i radhëve të para të UÇK-së, Luan Haradinaj

Më 6 maj të vitit 1997, ka rënë në pritë të forcave serbe, luftëtari i …