Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga të qenit pjesë e Nismës Socialdemokrate

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi ka dhënë dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate

Ministri i Arsimit, në Qeverinë Haradinaj,  ka dhënë dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate. Ai  me rastin e dorëheqjes thotë se  një kohë të gjatë kishte menduar se kjo parti do të ruante vlerat socialdemokrate, për të cilat thotë se kishte qenë shumë i interesuar. Një prej shumë shkaqeve të dorëheqjes, sipas tij ishte edhe largimi nga Nisma i emrave të “kalibrave të mëdhenj” si Xhevat Bislimi, Bajram Ajeti, Izet Ibrahimi e të tjerë, por ai me kohë nuk iu kishte bashkuar atyre.   “Asgjë nuk mund të ndreqet me një të rënë lapsi, aq më pak, kur duart partiake shohin kapjen e institucioneve siguri përqendrimi, hapësirë rritjeje pushteti e hiseje elektorale! Vlerat e një institucioni rriten e dëmtohen në secilin e nga secili segment i tij, dhe kur ato nuk kanë harmoni hierarkie dhe substancë përmbushjeje prodhojnë deformitete jo funksionaliteti e letargji institucioni! Gjendje të tilla bëhen parajsë kapjesh e vesesh”, ka shkruar veç tjerash, Shyqiri Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …