Bashkësia Islame e Kosovës bënë të ditur se mbarëvajtja e organizimi i haxhit ka shkuar sipas planit të paraparë

Bashkësia Islame e Kosovës bënë të ditur se mbarëvajtja e organizimi i haxhit ka shkuar sipas planit të paraparë

Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur edhe grupi fundit i haxhive, që këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta në Meke dhe Medine. Bashkësia Islame e Kosovës shprehet e kënaqur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e organizimit të haxhit dhe njofton se gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë dhe pa ndonjë problem. “Lusim Zotin e Madhëruar që haxhive t’ua ketë pranuar haxhin, ibadetet dhe duatë e tyre”, thuhet në njoftim. Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin udhëtuan 1080 besimtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Serbia po përgatit trazira, paralajmëron skenarë të rrezikshëm

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Serbia mund të përgatisë skenarë destabilizues në …