leoni

Mbretëria e Bashkuar është afër arritjes së një marrëveshjeje bilaterale tregtare me Kosovën para largimit nga BE

Mbretëria e Bashkuar është afër arritjes së një marrëveshjeje bilaterale tregtare me Kosovën para largimit nga BE

Mbretëria e Bashkuar është në fazën përfundimtare të arritjes së një marrëveshjeje bilaterale tregtare me Kosovën para se të largohet nga Bashkimi Evropian, më 31 tetor. Të dyja shtetet janë në diskutime për një transicion teknik nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim të Bashkimit Evropian me Kosovën në marrëveshje bilaterale individuale në mes dy vendeve. Në Ambasadën e Britanisë në Kosovë thonë se diskutimet do të vazhdojnë gjatë këtij viti dhe se janë afër përfundimit. “Prioriteti ynë është të shmangim ndërprerjet në marrëdhëniet globale tregtare pasi të largohemi nga Bashkimi Evropian më 31 tetor”, thuhet në një përgjigje Ambasadës. Sipas saj, Britania ka filluar të negociojë me shtetet për arritjen e një marrëveshjeje tregtare, e cila do të hyjë në fuqi pas daljes së saj nga BE-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …