Misioni paqerujtës i KFOR-it po vijon me stërvitje në të gjithë territorin e Republikës se Kosovës

Misioni paqerujtës i KFOR-it vijon stërvitjet normale në tërë territorin e Republikës së Kosovës

Misioni i KFOR-it po vijon me stërvitje në të gjithë territorin e vendit. Sipas njoftimit, në ditët e ardhshme është paralajmëruar se do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Sipas KFOR-it, kjo është vetëm një stërvitje normale dhe se situata mbetet nën kontroll. “KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …