Vazhdon trendi i heqjes se nënshtetësisë së Kosovës, në shtatë vitet e fundit 60 mijë qytetarë kanë hequr dorë

3 mijë 452 shtetasë të Republikës se Kosovës kanë hequr dorë shtetësia kosovare vetëm gjatë këtij viti

Qindra mijëra qytetarë, vazhdojnë të largohen nga Kosova për shkak të kushteve jo të mira të jetës. Statistikat flasin se mbi gjysmë milioni qytetarë nga vendi, kanë emigruar në vende të ndryshme dhe se numri i largimeve po rritet dita ditës. Tashmë, mijëra qytetarë kanë tërhequr dhe vazhdojnë me të madhe të tërheqin edhe shtetasit e tyre nga vendlindja. Lirimi i shtetësive do të krijojë pasoja me afat të gjatë kohor, jo vetëm për ta, por edhe për shoqërinë dhe vendin në përgjithësi. Mesatarisht në çdo vit nga nënshtetësia e Kosovës liruar më shumë se 5 mijë qytetarë e që i bie se për një dekadë, mbi pesëdhjetë mijë shtetas kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Nga 1-janari deri me 28 gusht të këtij viti 3 mijë 452 persona kanë hequr dorë shtetësia kosovare. Qytetarë të shumtë shihen nëpër sportele të komunave dhe zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kërkuar lirimin apo tërheqjen e shtetësisë. Ata me vete kanë një listë me dokumente të shteteve ku ndodhen dhe ato të Kosovës që u kërkohen nga zyrat e gjendjes civile.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …