KMDLNJ

KMDLNj kërkon që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të mbahen në afatin e caktuar më 6 tetor 2019

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të mbahen në afatin e caktuar më 6 tetor, me qëllim të përshpejtimit të formimit të institucioneve të reja, ndërsa ka paralajmëruar se çdo shtyrje eventuale e tyre do ta dëmtonte rëndë procesin. KQZ ka kërkuar rreth 6 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve, alokimi i të cilave mjete ende nuk është bërë dhe ky institucion ka paralajmëruar se nuk do ta marrë asnjë veprim para se t’i kenë paratë në xhirollogari. Ministria e Financave ka deklaruar se i kanë mjetet e ndara, por janë në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën për sqarim që e ka bërë Ramush Haradinaj për kompetencat e qeverisë në dorëheqje. KMDLNJ konsideron se Kushtetuesja duhet ta trajtojë kërkesën e kryeministrit në dorëheqje me prioritet të lartë sikur që edhe KQZ duhet të tregojë më shumë fleksibilitet për faktin se mjetet për zgjedhje janë të ndara dhe se transferimi i tyre mund të vonohet për disa ditë dhe jo më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …