REAGIM I KRYETARIT HALITI LIDHUR ME MBISHKRIMET NË VARREZAT ORTODOKSE SERBE NË VITI

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka reaguar me rastin e mbishkrimeve në varrezat ortodokse, ai ndër të tjera ka thënë: Sot jam njoftuar se në murin dhe portën e varrezave Ortodokse serbe të qytetit të Vitisë, janë bërë disa mbishkrime me të cilën synohet të provokohen qytetarët e komunës sonë të komunitetit pakicë. Komuna e Vitisë, distancohet  dhe dënon ashpër aktet e tilla provokuese të cilët kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes ndëretnike në Komunën e Vitisë dhe prishjen e bashkëjetesës ndëretnike dhe ndërfetare për të cilët njihet komuna jonë. Prandaj kërkojmë nga qytetarët e pandërgjeshëm që të lënë aktet e tilla provokuese pasi që kjo gjë nuk i bënë nder bashkëjetesës dhe harmonisë dhe është në interes të strukturave që dëshirojnë të krijojnë përçarje. Gjithashtu kërkojmë nga organet e rendit, respektivisht nga policia e Kosovës që akterët e kësaj ngjarje të dalin para drejtësisë. Në këtë drejtim kërkojmë që qytetarët të cilët mund të kenë informata të dobishme të lajmërojnë policinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …