Liburn Aliu: kushtëzimet janë të dëmshme dhe nuk ndihmojnë në arritjen e një marrëveshje në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Liburn Aliu: Kushtëzimet janë të dëmshme dhe nuk ndihmojnë në arritjen e një marrëveshje në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, deklaroi se janë duke bërë përpjekje që të bëhet një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por, sipas tij, kushtëzimet janë të dëmshme dhe nuk ndihmojnë në arritjen e një marrëveshje për koalicion. “Ne jemi të sinqertë dhe jemi duke punuar duke bërë përpjekje që të bëjmë koalicion. Një përpjekje të tillë nuk e kemi ndalë prej kohësh gati 1 vit po bëhen. Natyrisht për një përpjekje të tillë duhet të ketë parasysh që kushtëzimet janë të dëmshme, kushtëzimet e dëmtojnë mundësinë që të ketë koalicion. Nga ana tjetër Vetëvendosje është mjaft komode që të kandidojë edhe e vetme. Pra në këto takime që nuk janë të fundit ne do të jemi mjaft të sinqertë dhe shpresoj që të ketë edhe rezultat për çka jemi duke u përpjekur që një kohë të gjatë”, tha Aliu. Ai tha se palët duhet të ulen dhe të flasin sinqerisht dhe t’i heqin kushtëzimet nëse shpresohet për një marrëveshje. “Ma zbehin besimin kushtëzimet si mua si të tjerëve në Vetëvendosje…veprimi i njëanshëm ka qenë dëmtues.. përderisa mos të ulemi dhe t’i qesim gjërat në tavolinë dhe të flasim sinqerisht dhe të heqim kushtëzimet është vështirë që të ketë”, ka thënë Aliu

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …