Njësia e Kërkim Shpëtimit e FSK-së në liqenin e Batllavës gjeti trupin e pa jetë të të ndjerit Shaban Shabani

Sot në orën 18:20 në liqenin e Batllavës njësia e Kërkim – Shpëtimit në ujëra e FSK-së, në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës gjetën trupin e pa jetë të të ndjerit Shaban Shabani  55 vjeçar nga komuna e Kastriotit. Me vendim të Ministrit të Mbrojtjes,  Rrustem Berisha, dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra  të  Forcës së Sigurisë  të Kosovës ( FSK ),  që nga 25 gushti njësia e FSK-së, ka marrë pjesë në operacionin për kërkimin e personit të mbytur në Liqenin e Batllavës. Trupi i pa jetë i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Antonio Guterres: Ka rrezik që konflikti me Iranin të dal jashtë kontrollit dhe të ketë pasoja për mbarë botën

Pas sulmit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj tri bazave bërthamore në …