Shoqata Thirrjet e Nënave: është koha e fundit të zbardhet fati i personave të pagjetur

Shoqata “Thirrjet e Nënave” ka mbajtur  tryezën “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të të pagjeturve, peng i bisedimeve Kosovë-Serbi”. është koha e fundit të zbardhet fati i personave të pagjetur. Familjarët kërkuan nga institucionet përgjegjëse, vendore e ndërkombëtare që të vendosin kushte për Serbinë. Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova tha se nuk e kanë të lehtë që 20 vjet të bredhin rrugëve dhe të trokasin në secilën derë për t’i treguar botës krimet makabre që kanë ndodhur. Ajo tha se adresa dihet, është Serbia, e cila siç tha ajo i ka të dokumentuara me emër e mbiemër secilin të zhdukur. Kumnova tha se janë të indinjuar duke pritur tash e 20 vjet.   Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj z.Jahja Lluka, tha se nuk kanë se me çka të lavdërohen në këtë proces. Lluka tha se gabimi është bërë në Bruksel që është biseduar për tema të tjera e jo për të pagjeturit. Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ishte e ftuar p ë r te marr pjese ne takim por nuk kishte shkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …