Hashim Thaci

Hashim Thaçi: Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë

Ambasadori i ri i Austrisë në vendin tonë, Kristof Waidinger, me rastin e dorëzimit të kredencialeve te kryetari, Hashim Thaçi, u zotua se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve mike. Duke i uruar mirëseardhje ambasadorit Weidinger si dhe suksese në punën e tij, tha se Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën. “Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh presidenti Thaçi për raportet me Austrinë. Presidenti Thaçi tha se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtoi se është i kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas vizitës së presidentes …