Deliu-Kodra: E kemi humbur momentumin për liberalizimin e vizave, sot e kemi një BE tjetër që kriteret teknike i ka bërë politike

Deliu-Kodra: E kemi humbur momentumin për liberalizim, sot e kemi një BE tjetër që kriteret teknike i ka bërë politike

Blerta Deliu-Kodra nga PDK, që ka qenë edhe kryetare e komisionit për integrim në Kuvendin e Kosovës, ka folur për liberalizimin e vizave. Ajo ka thënë se në vitet 2016-2017, kur ishte koha e nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ne e kemi humbur momentumin, sepse në atë kohë ka pasur një perceptim shumë të mirë për Kosovën, kjo na është thënë në të gjitha takimet me ndërkombëtarët. “Disa deputetë për interesa personale nuk e kanë votuar atë”, ka thënë Deliu-Kodra. Ajo ka shtuar se tani ka zhvendosje totale të vëmendjes, tani kemi një tjetër Evropë, po ballafaqohemi me një izolim nga BE, kriteret teknike janë shndërruar në kritere politike.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …