Forcat detare të Shqipërisë i shpëton 140 emigrantë afganë e sirianë në detin Egje

Forcat detare të Shqipërisë i shpëtojnë rreth 140 emigrantë afganë e sirianë në detin Egje

Forcat detare të Shqipërisë me mision në detin Egje kanë ndaluar në tre ditët e fundit 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë e sirianë në bord. Në bashkëpunim me rojat bregdetare turke dhe greke, anija “Oriku”, pjesë e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, brenda 3 ditëve ka asistuar në shpëtimin e 4 gomoneve, ku udhëtonin të rritur e fëmijë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i anijes shqiptare “Oriku”. “Me pamjet nga aksioni i Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë, 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama. Kryeministri thekson se “që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare”.Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj janë përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit në detin Egje.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …