Koalicioni NISMA-AKR-PD, do ta nominojë nesër (e enjte) edhe zyrtarisht, Fatmir Limajn për kryeministër të vendit. Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se të enjten edhe zyrtarisht koalicioni NISMA-AKR-PD do të mbajë Konventën, ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Konventa do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë duke filluar nga orën 18:00.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
