leoni

Ramush Haradinaj: Kushtetua e Kaçanikut është nga më të avancuarat në rajon për rrethanat kohore e pafajshme, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre

Haradinaj thotë se arsyeja e mospjesëmarrjes në Samitin V4 dhe WB6 është për shkak të angazhimit për zgjedhje

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk ka marrë pjesë në takimin në punimet e Samitit të V4 dhe WB6 nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Haradinaj thotë se arsyeja e mospjesëmarrjes në këtë takim është angazhimet rreth zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në vendin tonë. Ai për këtë ka njoftuar edhe kryeministrin e Çekisë Andrej Babis, të cilin e ka falënderuar për ftesën duke thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë kontribuues serioz për paqe dhe stabilitet. Dje Kosova ka anuluar pjesëmarrjen e planifikuar në Samitin i Pragës, mes katër shteteve të Vishegradit dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Dhe siç u raportua nga Agjencia Çeke e Lajmeve, duke iu referuar burimeve të saj diplomatike, refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në takimin e së enjtes, vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të presidentit çek, Milosh Zeman, i cili, të enjten e kaluar, kishte deklaruar se dëshiron t’i diskutojë mundësitë kushtetuese që Republika Çeke të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …