leoni

Filluan punimet në parkun “Idriz Rreci”

Kanë filluar punimet në parkun “Idriz Rreci” ku së shpejti do të bëhet një vend mjaft atraktiv për fëmijë. Për të parë nga afër punimet kanë dalë, Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit Sanie Ahmeti dhe profesionistë. Ndër të tjera Kryetari Jashari theksoi: “Kanë filluar punimet në parkun “Idriz Rreci” ku sipas projektit do të bëhet një vend mjaft atraktiv për fëmijë, aty do të kenë shumë lojëra të ndryshme dhe hapësirë për t’u argëtuar. Kështu edhe ju kam premtuar fëmijëve pikërisht në ditën e tyre, me 1 Qershor të vitit të kaluar.

Fëmijët kërkojnë çdo ditë vëmendjen tonë, për një jetë pa brenga, dhe kushte më të mira në çdo aspekt të jetës”, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …