leoni

Gjenerata 2023 e rekrutëve të rinj të FSK-së dhanë betimin solemn

Gjenerata 2023 e rekrutëve të rinj të FSK-së dhanë betimin solemn

Në repartet e kazermës ,, Adem Jashari’’ të Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, sot u zhvillua ceremonia e betimit e rekrutëve të rinj, gjenerata 2023, të cilët filluan vitin akademik 2019/20 në Qendrën për Studime Universitare të Akademisë së Mbrojtjes. Në ceremoni ishin të pranishëm: ministri i Mbrojtjes z.  Rrustem Berisha, zëvendësministri Kadri Kastrati, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm z. Faruk Geci, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu, drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral Michael Obernayer, gjeneralë, oficerë të FSK-së dhe NALT-it, si dhe shumë familjarë e miq të rekrutëve të rinj. Pas rreshtimit, inspektimit dhe intonimit të himnit shtetëror, fjalën e rastit e paraqiti ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha, i cili këtë gjeneratë të rekrutëve e cilësoi si gjeneratën më me fat: ,,Kjo është një datë me rëndësi për FSK-në. Ju jeni gjenerata e parë e kadetëve që keni nderin t’i bashkoheni FSK-së me mandat të ri ushtarak. Sot, duhet të jeni krenarë për arritjet tuaja dhe të zotoheni që gjithmonë do ta nderoni uniformën e FSK-së, ta nderoni atdheun, t’i respektoni eprorët tuaj dhe ta mbroni paqen, lirinë dhe shtetin tonë’’. Në fund të fjalës së tij, ministri Berisha deklaroi: ,,Si Ministër i Mbrojtjes, jam krenar  me vajzat dhe  djemtë  tanë ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, të cilët me sukseset e tyre në shkollat dhe trajnimet e përfunduara nëpër akademi të ndryshme të vendeve të NATO-s, kanë treguar p[erformansë të sh këlqyer dhe kanë përfaqësuar me nder FSK-në. Pres që edhe ju ta ndiqni shembullin e tyre’’. Gjithashtu komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu, tha se programi i edukimit dhe trajnimit të kadetëve/oficerëve është i bazuar në dy komponentë, atë akademik të cilën e marrin në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe komponentin e  udhëheqjes së trupave, të cilin e ofron Qendra për Studime Universitare, njëra nga 5 qendrat e KDS-së, përmes stafit të instruktorëve më të përgatitur profesionalisht’’. Në fund të ceremonisë, 14 rekrutët e rinj, para komandantit të QSU-së major Vegim Krelani dhe të pranishmëve të tjerë, solemnisht dhanë betimin si kadetë të FSK-së dhe nënshkruan kontratat për shërbim në FSK.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …