Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli premton zhvillim ekonomik 8 % dhe 60 mijë vende pune

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli është zotuar se me koalicionin AKR-Nisma-PD, Kosova do të ketë zhvillim ekonomik 8 për qind dhe 60 mijë vende pune. Ai kërkoi nga qytetarët që ta votojnë këtë koalicion sepse vetëm duke votuar koalicionin AKR-Nisma-PD, Kosova mund të nxirret nga gjendja e rëndë me të cilën po ballafaqohet. Programi ekonomik i AKR-së parasheh rritje ekonomike 8 për qind. Vetëm nëse ka rritje ekonomike 8 për qind do të ketë impakt të punësimit. Ku më mirë se në zonën e lirë ekonomike mund të bëjmë atë, prodhimtarinë. Në zonën e lirë ekonomike do të importojmë edhe brenda që do të garantojnë kualitet në prodhimin tonë, por edhe shitje pafund. Krejt këto do të garantojnë lëvizje ekonomike mbi 8 për qind që vetvetiu tërheq 60 mijë vende të punës, theksoi në mes tjerash kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …