Albin Kurti

Kurti: Vizioni i Lëvizjes Vetëvendosje është për t’iu bërë krah bujqve e fermerëve

Duke shpalosur programin qeverisës të Vetëvendosjes, lideri i saj, Albin Kurti theksoi se vizioni i Vetëvendosje është për t’iu bërë krah bujqve e fermerëve në mbjellje e korrje me ngritjen e pikave të grumbullimit për produktet e tyre, mbrojtjen nga vërshimet, bërjen e sistemeve të ujitjeve, mbështetjen me subvencionime sipas nevojës. Ai shtoi më tutje se Taksimi progresiv mbi fitimin për solidaritet dhe rishpërndarje sipas nevojave shoqërore dhe investimi në projekte strategjike do t’ia kthejnë fytyrën Kosovës. Të gjithë do të korrin çfarë kanë mbjellë në Rahovec e mbarë vendin, hajnat burgun e konfiskimin, punëtorët e bujqit punën me dinjitet e prodhimin, gratë barazinë e studentët arsimin siç e meritojnë. Edhe kandidatët tjerë për deputet nga ky subjekt politik, gjatë paraqitjes para qytetarëve të komunës së Rahovecit u përqendruan tek programi i Vetëvendosjes për mbështetjen që do t’ju ofrojnë bujqve dhe fermerëve me anë të subvencioneve të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …