Ramush Haradinaj

Haradinaj: Edhe 100 herë po të thirresha nga Haga, 100 herë do të jepja dorëheqje nga posti i kryeministrit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se dorëheqja e tij nga pozita e kryeministrit nuk është humbje për Kosovën por fitore. Ai ka theksuar më tutje se nëse ndodh që tentojnë me disiplinuar një kryeministër, dhe ai jep dorëheqje, kjo nuk është humbje për Kosovën sepse humbje për Kosovën është me ju nënshtruar këtij disiplinimi. Dorëheqja nga pozita e kryeministrit nuk është humbje për Kosovën por fitore sepse kjo dëshmon se kryeministri nuk nënshtrohet ndaj kërkesave të jashtme. Unë ju siguroj se edhe 100 herë po të thirrej nga Haga, 100 herë do të jepte dorëheqje nga pozita e Kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …