Veriu

PZAP e gjobitë Listën Serbe për publikimin e një spoti zgjedhor me përdorim të gjuhës se urrjetjes

Me 30 mijë euro është gjobitur Lista Serbe, për publikimin e një spoti zgjedhor në të cilin Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vlerësuar se përmes këtij spoti, subjekti politik serb ka nxitur urrejtje ndëretnike në Kosovë. Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së, thuhet se Lista Serbe ka shkelur edhe Ligjin Zgjedhor. Megjithëse janë shtuar sulmet verbale ndërmjet partive politike shqiptare, në PZAP nuk është dorëzuar ndonjë ankesë për gjuhën e ashpër. Mirëpo, në këtë panel, vetëm gjatë tri ditëve të para të fushatës, janë dorëzuar 30 ankesa, që kanë të bëjnë kryesisht me përdorimin e fëmijëve në fushatë dhe vendosjen e posterave në hapësira publike. Prej tyre janë shqyrtuar 13 ankesa, derisa 17 të tjera janë në procedurë të shqyrtimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini falënderon votuesit, kërkon korrektësi gjatë numërimit të votave

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, …