Kryetari Thaçi

Kryetari Thaçi, udhëton sot për në Paris, ku do të marrë pjesë në varrimin e kryetarit të 22-të të Francës, Jacques Chirac

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, udhëton sot për në Paris, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kryetarit të 22-të të Republikës së Francës, Jacques Chirac. Dita e hënë është shpallur Ditë zie në Francë. Në këtë ceremonitë mortore do të marrin pjesë rreth 30 burrështetas nga e tërë bota. Thaçi e pati vlerësuar ish-presidentin Chirac një prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …