Valdete Idrizi thotë dialogun me Serbi do ta drejtojë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe jo kryetari i vendit Hashim Thaçi

Valdete Idrizi thotë dialogun me Serbinë do ta drejtojë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe jo kryetari i vendit Hashim Thaçi

Ndonëse kryetari i Kosovës Hashim Thaçi aktualisht përfaqëson Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, nga PDK-ja kanë thënë se timonin e këtij procesi do ta marrë lideri i këtij subjekti Kadri Veseli po qe se PDK-ja vjen në krye të ekzekutivit pas 6 tetorit. Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi ka deklaruar se me ardhjen në krye të ekzekutivit Kadri Veseli do të marrë në udhëheqje dialogun Kosovë – Serbi, duke ia marrë kështu nga duart këtë proces udhëheqësit aktual kryetarit Thaçi. Ndër të tjera ajo tha se PDK-ja nuk pajtohet me idenë e kryetarit të vendit për ndryshim territoresh. Sipas saj, qëndrimi i Veselit është që të mos preket asnjë milimetër e territorit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …