Shtatorja e Ahmet Zogu, në Tiranë, e vendosur në vitin 2012 nga Sali Berisha, është mbushur me shkrime kundër tij

Shtatorja e Ahmet Zogu, në Tiranë, e vendosur në vitin 2012 nga Sali Berisha, është mbushur me shkrime kundër tij

Shtatorja e Ahmet Zogu, në Tiranë, është mbushur me shkrime kundër tij   nga persona ende të paidentifikuar. Në bazën e statujës janë vendosur shkrime me ngjyrë kundër figurës së Ahmet Zogut. “Poshtë tradhtari”, “Spiun i serbit”. Pastaj kërkohet që në Tiranë në vend të tij të vendosen statujat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe të Bajram Currit. Statuja e Ahmet Zogut u vendos nga Sali Berisha në vitin 2012 në bulevardin me të njëjtin emër, në Tiranë. Ahmet Zogu ka ushtruar dhunë mizore kundër kundërshtarëve politikë duke i vrarë pas shpine. Ai ka vrarë  dhe ka internuar  ajkën e atdhetarisë dhe inteligjencies shqiptare të kohës, duke filluar nga Luigj Gukakuqi, Avni Rrustemi, Elez Isufi, e deri te Bajram Curri dhe Hasan Prishtina, Po ashtu kishte ndjekur edhe, liderin e Revolucionit demokratik, Fan Nolin e shumë atdhetarë të tjerë. Ai e kishte lënë të vdiste nga plagët, Shote Galicën dhe shumë nga luftëtarët e saj, të cilët kishin vdekur nga plumbat  e armës serbe të Pashiqit, me ushtrinë e xhandarmërinë e të cilit kishte rrëmbyer pushtetin në Tiranë në dhjetor të vitit 1924.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …