Turqia ka dërguar forca ushtarake dhe pajisje shtesë në kufirin me Sirinë, në rrethin Akcakale

Turqia dërgon forca ushtarake dhe pajisje shtesë në kufirin me Sirinë, në rrethin Akcakale

Turqia ka dërguar forca dhe pajisje shtesë në kufirin me Sirinë, në rrethin Akcakale, raportojnë media, dhe pamjet e ushtrisë dhe pajisjeve po shpërndahen në rrjetet sociale. Forcat shtesë turke kanë mbërritur pasi presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi se ai po planifikon një operacion kundër Forcave Demokratike Siriane, një formacion kurd i mbështetur nga SHBA. Erdogan ka deklaruar më parë se Ankaraja ka përfunduar përgatitjet, ka bërë një plan dhe “ka lëshuar urdhrat e nevojshëm” për operacionet në veri të Sirisë. Siç tregojnë pamjet dhe fotografitë, një kolonë e automjeteve ushtarake dhe autobusëve raportohet se po shkon drejt kufirit sirian. Prania e helikopterëve në zonë u intensifikua gjithashtu.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …