Menaxhmenti i KEK-ut e përkrah kërkesën e punëtorëve për të ndaluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat

Menaxhmenti i KEK-ut e përkrah kërkesën e punëtorëve për të ndaluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat

Punëtorët e KEK-ut dhe sindikata i kanë vënë të gjitha shpresat tek Institucioni i Avokatit të Popullit dhe tek Gjykata Kushtetuese, për të ndaluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat, përmes të cilit punëtorëve të KEK-ut, parashihet ulja e pagave. Ky ligj do të hyjë në fuqi me 01 dhjetor 2019. “E shihni çfarë ndotje ka, në çfarë pluhuri, në çfarë kushte punojnë punëtorët, çfarë kushte kemi, ata tentojnë të zbresin pagat. Ajo nuk vjen në shprehje. Ne kemi bërë presion tek sindikata e pavarur të angazhohet më tepër rreth nesh, e ne rreth sindikatës, se nuk vjen në shprehje zbritja e pagave asesi përndryshe Kosova mbetet në terr. Më vjen shumë çudi qysh kanë mundur me votu. Nuk e paskan ditur ku ekziston mihja, e as çka prodhohet nga kjo mihje”, thotë i frustruar, punëtori Alush Muqolli. Në Sindikatën e Re të KEK-ut, thonë se janë duke u përballur me presion të madh nga punëtorët që ndërmarrin veprime edhe më të ashpra. Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë se menaxhmenti do të jetë krah punëtorëve në realizimin e kërkesave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …