Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar për të bashkqeverisur së bashku

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar për të bashkqeverisur së bashku

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar për të bashkqeverisur së bashku. Kjo është bërë me dije pas një takimi që patën të dy liderët e këtyrë partive. Pas këtij takimi kanë folur Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. “Ne sapo zhvilluma takimin e parë për mundësitë e bashkqeverisjes. Sot kemi diskutuar në nivel të parimeve. Treguam vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë”, ka thënë Osmani. Ajo ka thënë se qeveria e ardhshme do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive. Osmani ka bërë me dije se të dyja partitë do të formojnë grupet punese për të diskutuar detajet e bashkqeverisjes. Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se kanë arritur pajtim për bashkqeverisje me LDK-në. Ai ka theksuar se ekipet e të dyja partive do të takohen për të harmonizuar programet për qeverinë e re. Pavarësisht interesimit të gazetarëve se si do t’i ndajnë ministritë, postin e kryeministrit dhe të kryetarit të Kuvendit, Kurti ka thënë se do të presin njëherë rezultatin përfundimtar të KQZ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …