leoni

U KREMTUA DITA E SHKOLLËS NË SH.F.M.U “EDMOND HOXHA”

Shkolla fillore e mesme e ulët Edmond Hoxha në Junik kremtoi Ditën e Shkollës dhe njëherit festoj ditëlindjen e Heroit Edmond Hoxha, emrin e të cilit e mbanë me krenari. Përfaqësues të instutucioneve, familjarë dhe qytetarë të Junikut në nderim të jetës dhe veprës së tij fillimisht bënë homazhe pranë lapidarit të Heroit të kombit Edmond Hoxha. Programin e përgaditur nga nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore të mesme të ulët Edmond Hoxha e përshendeti kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi dhe motra e heroit, ku theksoi që ndjenja më e mirë është kur nga bashkëvendlindasit e Edi-t marrim ftesë për pjesëmarrje në ngjarje që nderojn veprën e tij. Me rastin e Ditës së Shkollës iu nda mirënjohje veteranës së arsimit ish-drejtoreshës së kësaj shkolle z.Fatime Jasiqi për kontributin e dhënë në arsim si ndër gjeneratat e para të femrave të shkolluara dhe nxënësve Art Gjuli dhe Endrit Kurama për sukseset e treguara në garat nacionale të matematikës, të parët në nivel Kosove për klasët e IX-ta dhe të III-ta. Kremta e Ditës së Shkollës u përmbyll me një program të pasur kulturo-artistik të përgaditur nga nxënësit e shkollës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …