Prokuroria e Shtetit

Prokurori i Shtetit: Kemi pranuar informata për 41 persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se kanë pranuar informata për 41 persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor. Prokurori i Shtetit njofton gjithashtu se gjatë procesit zgjedhor të 6 tetorit, prokurorët kanë qenë të angazhuar në parandalimin e cenimit të drejtës së votës dhe ndjekjen penale ndaj kryesve të veprave penale kundër të drejtës së votimit. Rastet e paraqitura tek Prokurori i Shtetit dhe ato të filluara me iniciativën e tij, në bazë të informatave të marra nga mediat dhe shoqëria civile, janë trajtuar me përparësi nga prokurorët. Deri më tani janë paraqitur 35 informata për 41 persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor, prej të cilëve shtatë komisionerë dhe 34 qytetarë. Për më tej, nga numri i përgjithshëm i këtyre 41 personave, 25 prej tyre janë ndaluar për 48 orë,  dy prej tyre gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj një të dyshuari, gjykata ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak, thuhet në mes tjerash në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …