Turqi - Siri

Autoritete e larta të Rusisë kanë thënë se nuk do të lejojnë përleshje në mes të forcave turke dhe atyre siriane

Autoritete e larta të Rusisë kanë thënë se nuk do të lejojë përleshje në mes të forcave turke dhe atyre siriane, derisa po vazhdon operacioni i ushtrisë turke në Siri. “Kjo është thjesht e papranueshme, prandaj ne nuk do ta lejojmë këtë gjë”, ka thënë i dërguari special i Moskës për Sirinë, Alexander Lavrentjev. Ai ka thënë se zyrtarët turq dhe ata sirianë janë në kontakt në mënyrë që të anashkalojnë çdo konflikt. Tërheqja e trupave amerikane nga ky rajon një javë më parë, i ka dhënë Turqisë “dritën e gjelbër” për nisje të operacionit. Forcat kurde, që kanë ndihmuar në mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik në Siri, e kanë përshkruar largimin e forcave amerikane nga verilindja e Sirisë si “thikë pas shpinës”.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …