MASH e anulon tenderin prej 1.3 milion euro për krijimin e sistemit të digjitalizimit për menaxhimin e arsimit.

Kurrikula për nivelin parashkollor nuk po zbatohet nga institucionet parashkollore, po këkohet anulimi i saj

Ndonëse janë bërë gati një muaj prej kur është miratuar kurrikula për nivelin parashkollor (mosha 0 deri 5 vjeç, ky dokument nuk po zbatohet nga institucionet parashkollore. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve konsiderojnë se dokumenti është miratuar pa u marrë parasysh vërejtjet e adresuara kur kurrikula ndodhej në diskutim publik. Për ta kundërshtuar këtë dokument Kolegjiumi i drejtorëve të institucioneve parashkollore më 23 shtator ka dorëzuar ankesë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe ka kërkuar anulimin e kurrikulës. Kryetarja e këtij kolegjiumi, Mevlude Murtezi, ka thënë se deri tash nuk kanë marrë përgjigje nga MASHT-i. Ajo ka bërë të ditur se çerdhet nuk kanë nisur ta zbatojnë kurrikulën pasi, sipas saj, dokumenti nuk është miratuar në bazë të procedurave. Ajo pret që Qeveria e re ta anulojë këtë kurrikulë të miratuar nga ministri në largim, Shyqiri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …