Xhevahire Selmani nga Vërbani i Vitisë nderohet me çmimin fermerja më e suksesshme

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave në Bujqësi, organizuar nga Komuna e Vitisë dhe IADK këtë të marte në Viti është zhvilluar një ceremoni rasti, ku Xhevahire Selmani nga fshati Vërban i Vitisë është përzgjedhur si fermerja më e suksesshme për vitin 2019 në këtë komunë. Arton Elezi, Ushtrues detyre i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, i cili edhe ishte  pjesë e kësaj ceremoni, pasi që urojë zonjën Selmani për sukseset e arritur theksoj se kjo datë të shënohet edhe në vitet e ardhshme në mënyrë që të bëhet tradicionale. Përndryshe bëhet me dije se ky aktivitet është mundësuar në kuadër të projektit ,,Përkrahja e grave dhe vajzave në fuqizimin ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjeve të kapaciteteve profesionale të tyre”, si pjesë e “Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …