Fatmir Limaj

Koalicioni Nisma-AKR-PD kanë larguar nga Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR) komisionarët e tyre

Koalicioni Nisma-AKR-PD kanë larguar nga Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR) komisionerët. Lajmi është bërë i ditur  nga zyrtari i lartë i Nismës, Skender Reçica. Ai në një konferencë të thirrur për media tha se largimi i komisionerëve po ndodhë sepse në QNR do të bëhet numërimi i votave të jashtëligjshme, të ardhur nga Serbia. Votat e ardhura nga Serbia janë vota të parregullta, dhe si të tilla ato vota nuk duhet të procedohen. Janë në kundërshtim me ligjin veprimet e sotme. Apeli im është të mos procedohen votat e parregullta, të mos shkelet ligji sepse deformon procesin zgjedhor, deformon vullnetin e më shumë se 40 mijë njerëzve. Kërkoj nga KQZ urgjentisht të ndalojë këto veprime ligjore e që përmes votave të parregullta të deformohet procesi zgjedhor”, ka thënë Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që BE-ja të mbajë në fuqi sanksionet kundër Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian …