Nga dita e sotme ka filluar llogaritja dimërore e kohës, akrepat e orës janë kthyer mbrapa 60 minuta
Original

Nga dita e sotme ka filluar llogaritja dimërore e kohës, akrepat e orës janë kthyer mbrapa 60 minuta

E diela e fundit e tetorit 2019 ka shëuar edhe ndërrimin e akrepave të orës, të cilët kanë lëvizur 60 minuta prapa. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për të pasur një orë më shumë diell ose dritë deri në 29 mars 2020, kur do të kthehet sërish ora verore. Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …