Kryetari Haliti vizitoi punimet në bustet e vëllezërve dëshmorë të UÇK-së “ Gursel e Bajram Sylejmani” në fshatin Sadovinë të Jerlive

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar kompleksin “Gursel e Bajram Sylejmani” në fshatin Sadovinë të Jerlive, ku nga afër ka parë punimet që janë zhvilluar në bustet e vëllezërve dëshmorë të UÇK-së, Gursel e Bajram Sylejmani. Ahmet Sylejmani i cili mbikëqyrë këtë kompleks tha se bustet e dy dëshmorëve si dhe emblema e UÇK-së janë flakur në bronz. Përndryshe punimet në këtë kompleks, konkretisht në bustet e vëllezërve Sylejmani si dhe punimet në Kompleksin e Dëshmorëve në Viti, të cilat janë duke u vazhduar janë mundësuar falë Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …