Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj kërkon që Republika e Kosova të bëhet pjesë e “Kartës së Adriatikut

Gent Cakaj thotë se Republika e Kosovës duhet ta përcaktojë platformën e saj politike për dialogun me Serbinë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj thotë se edhe Kosova po paguan çmim për shkak të dinamikave të brendshme të vendeve anëtare të BE-së, pasi qytetarëve të saj po u mohohet mundësia e të lëvizurit lirshëm. Cakaj potencon se taksa në Rrugën e Kombit ka ardhur si pasojë e nevojës për të përmirësuar infrastrukturën e kësaj rruge dhe se sfidë mes dy vendeve është thellimi i bashkëpunimit veçanërisht në fushën ekonomike. Ai thekson se Shqipëria ka tre qëndrime kryesore lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. “E para që Kosova duhet ta përcaktojë platformën e saj politike dhe natyrisht Shqipëria do ta mbështesë pa kushte. E dyta që Shqipëria konsideron që njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është e domosdoshme për një marrëveshje të qëndrueshme. E treta ne konsiderojmë se një marrëveshje e tillë natyrisht që duhet të bëhet në bekimin e SHBA dhe BE”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …