Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot pritet të nis procesi i rinumërimit të dymbëdhjetë vendvotimeve

Supremja vendos në favor të ankesës së Vetëvendosjes për pranimin dhe numërimin e votave të diasporës

Gjykata Supreme sërish ka vendosur në favor të ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për pranimin dhe numërimin e votave të diasporës. Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se para pak çastesh ka pranuar vendimin nga gjykata me të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve obligohet që t’i numërojë mbi 4 000 votat e ardhura nga diaspora pas 5 tetorit. “Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre. Presim që sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyre fletëvotimeve. E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …