Krasniqi: Regjistrimi i popullsisë në vitin 2021 do të bëhet në harmoni me rekomandimet ndërkombëtare

Në përmbyllje të konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë 2021”, krye shefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi është zotuar se regjistrimi i popullsisë së vendit tonë në vitin 2021 do të bëhet në harmoni me rekomandimet ndërkombëtare. Gjatë konferencës së zhvilluari, ai dha sqarime të hollësishme për përgatitjet e regjistrimit të popullsisë në vitin 2021 në Kosovë, si dhe rëndësinë dhe shfrytëzimin e këtyre të dhënave, si në aspektin e krahasueshmërisë statistikore, saktësisë, rëndësisë dhe prodhimit në kohë, që i ofrojnë Qeverisë së Kosovës, komunave dhe pushtetit lokal nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore e institucioneve dhe organizatave tjera vendore e ndërkombëtare nga ana tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Afati po digjet, Kurti pa veprime, vendi drejt krizës së re politike për presidentin

Rreth një muaj para skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për …