Haradinaj: Fazliu e Zhitia ishin ndër të parët që rezistencën e armatosur e kishin parë si mundësi të vetme për çlirimin e Kosovës

Duke përkujtuar jetën dhe veprimtarinë atdhetare të dëshmorëve, Fahri Fazliu e Afrim Zhitia, të rënë 30 vite më parë në një betejë të pabarabartë të armatosur me milicinë e Serbisë, kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se Fahri Fazliu e Afrim Zhitia ishin ndër të parët që rezistencën e armatosur e kishin parë si mundësi të vetme për çlirimin e Kosovës dhe e mbajtën të pashuar idealin e lirisë, duke ia pasuar brezit të UÇK-së. “Në 30-vjetorin e rënies së tyre, kam bërë homazhe në Bregun e Diellit në Prishtinë, në nderim të dy heronjve të kombit, të cilët përjetësisht do të mbesin frymëzim për sakrificën dhe heroizmin, në përpjekjet për të drejtën tonë. Lavdi e përjetshme!, ka shkruar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …