Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj është emëruar sërish në postin e të parit të diplomacisë së Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj është emëruar sërish në postin e  të parit të diplomacisë në vend në Hashin Thaçit, i cili pshtë zgjedhur kryetar i Kosovës. Hoxhaj shumë shpejt pritet ta marrë drejtimin e diplomacisë së vendit. Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e kryetarit  ka lënë zbrazët dy poste, atë të zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme. Mirëpo, Enver Hoxhaj është personi që do ta pasojë atë në krye të diplomacisë, të cilën e kishte udhëhequr edhe në mandatin qeverisës shkurt 2011 deri në dhjetor të vitit 2014. Gjatë kohës sa Hoxhaj ka udhëhequr Ministrinë e Punëve të Jashtme pati disa arritje të shtetit të Kosovës, njohje ashtu edhe në anëtarësimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti në kundërshtim me ligjin – vendimet sociale në prag zgjedhjesh nxisin dyshime për abuzim elektoral

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë një sërë vendimesh për rritjen e pensioneve dhe …