Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdullah Sope, po përgatitë një lapidar në kujtimin për UÇK-në

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdullah Sope, po përgatitë një lapidar në kujtimin për UÇK-në

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdullah Sope, po përgatitë një lapidar në Zhur të Prizrenit. Ai po e bën këtë për ta mbajtur në jetë përgjithmonë kujtimin për UÇK-në. “Për të shkuarën të na kujtojë dhe për të ardhmen të na bashkojë. Ky është një simbol për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ua kemi kushtuar të gjallëve por edhe dëshmorëve”, ka thënë Sope. Për të realizuar këtë projekt, autorit ju deshën mjete materiale të cilat ia siguruan disa nga bashkëluftëtarët e tij. Tani lapidari që po ngritët në vendin që njihet si Qafa e Zhurit është menduar të përurohet me 28 nëntor. E pas tij, Sope planifikon të ndërtojë edhe punime të reja. Përveç këtij lapidari, Sope ka bërë edhe punime të tjera si Skënderbeun, edhe pse vet me profesion është murator.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …